28 janar 2009

Ancelotti i kënaqur me Ronaldinhon

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, thotë se ai ёshtё i kënaqur me formёn e mesfushorit brazilian Ronaldinho.
“Nuk do tё ketë nevojё ta rrotullojmë ekipin, por nuk do tё përjashtoja disa ndryshime. Çdo ditё forma dhe tempoja e Ronaldinhos pёrmirёsohet”, thotë Ancelotti. “Ai nuk ёshtё nё formё tё keqe, ai vetëm ka pasur njё zhytje tё formës lidhur me stërvitjet e vështira mjeshtërore qё i kemi bёrё nё Dubai. Ai ёshtё i qetё si gjithmonë dhe ёshtё i vetёdijshёm se sa i rёndёsishёm ёshtё pёr ekipin”, ka shtuar trajneri italian. Milani sonte pret nё San Siro ekipin e Genoas nё kuadër tё javës sё 21-tё nё Serie A.