17 janar 2009

Ranieri: Shpresoj që Siti të ndryshoj objektiv

Juventusi duhet të jetë në një formë të mirë për të dalë me sukses në përballjen me Lacion, shprehet tekniku i kësaj skuadre, Klaudio Ranieri. Juventinët do të luajnë këtë javë në stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit përballë Lacios vendase. Trajneri Ranieri është i vetëdijshëm për sfidën e vështirë që e pret skuadrën e tij.“Duhet të jetë një Juventus i fortë për të dalur me sukses nga përballja me Lacion që po gëzon një formë të mirë, -deklaron Ranieri. Pres një përballje të vështirë, megjithatë jam i bindur se do të ruajmë ritmin tonë”.Juventusi nuk do të ketë të gatshëm për këtë përballje Kielinin e dëmtuar dhe Grigeren e skualifikuar. Klaudio Ranieri është shprehur edhe për ofertën e Mançester Sitit për futbollistin e Milanit, Rikardo Kaka’. “Shpresoj të mos ndodhi kalimi i Kakasë në Angli, -deklaron trajneri i Juventusit. Do të më vinte keq në qoftë se Kaka' do të linte kampionatin tonë. Më pas do të shihnim një Milan të ndryshëm pa të, por dua të them që Ançeloti është një mjeshtër i vërtetë për të zgjidhur situatat e vështira tek kjo skuadër”.