17 janar 2009

Diego është objektivi i skuadrës së Juventusit

Drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, deklaron se objektivi kryesor i kësaj skuadre është marrja e futbollit Diego. Në të njëjtën kohë Seko deklaron se futbollisti i ri Xhovinko nuk do të largohet absolutisht në këtë merkato. “Diego është një nga objektivat tonë kryesorë, por duhet të them se jemi duke parë edhe lojtarë të tjerë për t’i sjellë në Torino, -deklaron Seko. Ndërsa Xhovinko absolutisht nuk do të largohet nga skuadra jonë në këtë merkato të janarit.”Skuadra e Juventusit e mbylli vitin 2008 në vendin e dytë në Serinë A. Kjo skuadër është ndjekësja më e afërt e Interit, vetëm 4 pikë më pak. Objektivi kryesor i Juventusit është fitimi i titullit në këtë sezon.