03 janar 2009

Ranieri: Juvja ne 2009 vazhdon me fitoret

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri thote se ne vitin 2009 do te vazhdojne me fitoret dhe realizimin e endrres, dhe per ndeshjet e vitit 2008 zgjodhi fitoren ndaj Interit, ne Giuseppe Meazza me rezultatin 2-1. "Plani eshte te vazhdojme me kete ritem dhe te perforcojme skuadren. Jemi kureshtar te shohim se ku mund te arrijme" - tha Ranieri. "Treguam se duam te permiresojme vendin e trete te sezonit te kaluar dhe tash ia arritem, por ende kemi pune per te bere". "Ku do te levizim"? Cdohere e duam me te miren, ajo eshte e qarte. Por nuk duam t'i genjejme tifozet tane. Punojme ne realizimin e endrres, ne realizimin e fitoreve. "Ranieri pastaj theksoi se edhe per ngjarjet e vitit te kaluar dhe thote se 2008-en do ta perkujtoje pas disa veprimeve. "Ne 2008-en beme disa pune te mira, ne qender eshte rikthimi ne Ligen e Kampioneve". "Gjithashtu ketu eshte edhe ndeshja ne Giuseppe Meazza, kunder Interit te cilen e fituam dhe gjithashtu plasmani ne raundin eliminues ne Ligen e Kampioneve". Ranieri gjithashtu kishte edhe fjale levderuese per dyshen e sulmit, Del Piero-Amauri. "Kur ne skuader keni zoterinj te lojes si Del Piero mund te jeni te qete. Ai shenoi shume, shume gola". "Jam i sigurt se te gjithe do te mbajne ne mend paraqitjen e tij ne Santiago Bernabeu dhe duartrokitjen e publikut". "Per Amaurin ishim te bindur qe do te jete perforcim i shkelqyer. Perkunder golave ai cdohere punon per te miren e skuadres" - perfundoi trajneri bardhezi.