02 janar 2009

Juve do të ofrojë 75 milionë euro për Messin

Juventusi planifikon ta realizojë ëndrrën që mban emrin ‘Lionel Messi’, ndërsa drejtuesit e klubit po përgatisin një ofertë prej 75 milionë eurosh për ta joshur argjentinasin drejt Torinos.
Njëri ka drejtuesit e Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë për “Tuttosport” se Zonja e Vjetër dëshiron ta transferojë Messin, ndërsa e njëjta gazetë ka njoftuar se gjigantët italianë po përgatisin një mega-ofertë për të siguruar shërbimet e argjentinasit, por kjo nuk do të ndodhë në afatin kalimtar të janarit. Shifra për t’i bindur Blaugranët që të heqin dorë nga superylli i tyre është 75 milionë euro, ndërsa Bianconerët kanë një plan afatgjatë dhe mësohet se oferta e tyre do të zyrtarizohet në vitet e ardhshme. Stadiumi i Juventusit, i cili është duke u rinovuar, pritet të jetë gati në vitin 2011, ndërsa sipas “Tuttosport”, deri atëherë Leo Messi do ta veshë fanellën bardhezi.