22 janar 2009

Përmirësohet gjendja e Bufonit dhe Kielinit

Lajme të mira vijnë nga infermieria për teknikun e Juventusit, Klaudio Ranieri. Bufon, Maninger dhe Melberg, të cilët deri pardje kishin qëndruar në shtëpi nga një gjendje gripale, dje u janë kthyer stërvitjes në qendrën sportive të bardhezinjve e përgjatë të gjithë ditës kanë punuar në palestër. Portieri Xhixhi Bufon ka shumë mundësi që të mos luajë përsëri në ndeshjen e së shtunës kundër Fiorentinës, ndërsa Kielini është rikuperuar më së miri. Ndërkaq, vetëm Tiago nuk është stërvitur me shokët e skuadrës gjatë ditës së djeshme, por gjithë të tjerët duke filluar që nga Kamoranezi e Trezege kanë bërë stërvitjen e zakonshme. Ky i fundit është gjithmonë e më parë rikthimit në fushë.