22 janar 2009

Përfaqësuesit e Kuyt nuk dinë asgjë për interesimin e Juves

Ekipi menaxhues i sulmuesit të Liverpoolit, Dirk Kuyt, nuk di asgjë për interesimin e Juventusit për holandezin. Ditët e fundit mediat kanë spekuluar për një afrim të madh të bardhezinjve me Kuyt, i cili shihet si zëvendësuesi kryesor i veteranit çek Pavel Nedved, i cili pritet të pensionohet në verë. Të enjten “Il Corriere dello Sport” shkroi se Juventus është takuar me agjentin e Kuyt dhe është gati të ofrojë 30 milionë euro për ta transferuar 28-vjeçarin në Torino. “Asgjë nuk k ndodhur. Gazetat shkruajnë shumë gjëra për të cilat ne nuk kemi njohuri fare. Ne nuk dimë asgjë. Mendoj se të gjitha që thuhen janë gënjeshtra”, ka thënë për “Goal” një anëtar i ekipit menaxhues të Kuyt.