18 janar 2009

Nedved shtyn pensionin, gati rinovimi 1-vjeçar

Firma e 36-vjeçarit të Juventusit është çështje orësh
Pavel Nedved as që ka ndërmend të tërhiqet. Kontrata e 36-vjeçarit me Juventusin skadon në qershor të këtij viti, por sot ose nesër ai pritet që ta rinovojë. Nëse bardhezinjtë nuk do të arrijnë të fitojnë Ligën e Kampioneve në fund të sezonit, mesfushori do të pranojë të luajë edhe sezonin e fundit si profesionist. Menaxheri Mino Raiola deklaroi: "Nuk besoj se do të jetë sezoni i tij i fundit. Nëse Pavel do të jetë mirë fizikisht, ai do të vazhdojë të luajë". Ndërkohë, Juve është vënë në kërkim të pasardhësit të "arushës çeke". Në skuadër janë Xhovinko e De Çelje, por nuk përjashtohen as Zhirkov, Maluda, David Silva e Rajan Babel.