05 janar 2009

Murinjo: Juventusi, e vetmja rivale

Zhoze Murinjo e nis me një frymë optimiste këtë vit të ri. Përveçse shpreson që së bashku me lojtarët e tij t’i bëjnë një dhuratë të bukur presidentit Masimo Morati në përfundim të këtij sezoni, trajneri portugez kërkon të lërë pas mosmarrëveshjet që e kanë shoqëruar në këtë fillim të aventurës së tij në Itali kundrejt kolegëve të tij të Juventusit dhe Bolonjës, respektivisht, Klaudio Ranierit dhe Sinisa Mihajloviç, por gjithashtu edhe ndaj medias italiane, e cila kurrë nuk është e lodhur duke qëndruar e fokusuar te Murinjo. Murinjo, pas debateve të vitit 2008, këtë vit do të shkonit për darkë me Ranierin, ose me Mihajloviç? Me të dy së bashku, pa asnjë problem. Me Ranierin padyshim, edhe për të biseduar për futbollin, duke pasur parasysh që është një njeri me shumë eksperiencë dhe që ia ka dedikuar jetën e tij këtij sporti. Po me Mihajloviç? Nuk do të mund të bisedonim për futbollin, sepse ai ka deklaruar se nuk ka dëshirë ta bëjë një gjë të tillë me mua, sepse unë nuk kam luajtur kurrë futboll. Mund ta imagjinoj se, nëse nuk do të bisedojë me mua, nuk mund ta bëjë as me Erikson, Ferguson, Sakin, Venger, Benitez... Me pak fjalë, me pjesën më të madhe të trajnerëve më të mirë të futbollit botëror. Nëse do të ndryshojë mendje nuk besoj se do t’i vijë keq të rikujtojmë 10 prillin e vitit 2003, gjysmëfinalen e Kupës UEFA, e vetmja ndeshje në të cilën ai ka luajtur 90 minuta dhe nuk ka mundur as ta shikojë topin... Domethënë për serbin nuk do të bëni asnjë urim me rastin e vitit të ri? Unë i bëj urimet e mia, por profesionalisht nuk ka nevojë, sepse kam përshtypjen që është një trajner me shumë potencial dhe me kapacitet psikologjik. Është shumë i zoti për të transmetuar forcë dhe besim te skuadra e tij. Nuk besoj se i duhet fati për të arritur aty ku dëshiron. Midis një mbrëmjeje me Ferguson dhe një me Venger, kë do të preferonit? Të dy janë trajnerë, të cilët i respektoj shumë. Vengeri nuk i ka pasur shumë të lehta gjërat që pas ardhjes sime dhe i kuptoj fare mirë disa sjellje të tij. Para 2004-ës fitonte gjithmonë duke kaluar çdo rekord, më pas nuk ka arritur të fitojë as ndonjë kupë të vogël. Me Fergusonin kam qenë në disa darka bamirësie dhe mund të them se jemimiq. Takoheshim pas çdo ndeshjeje që luhej midis Mançesterit dhe Çelsit. Do të doja të bëja të njëjtën gjë edhe me kolegët italianë, por nuk mundem, pasi më duhet të jap intervista menjëherë pas ndeshjeve. Ndonjë ndryshim tjetër midis futbollit italian dhe atij anglez? Futbolli anglez është njëprodukt i përpunuar më mirë. Ndërsa nga pikëpamja futbollistike, Italia është më e pasur dhe më e vështirë. Trajnerët kundërshtarë në çdo ndeshje përgatitin fshehurazi disa surpriza për të të vënë në vështirësi dhe duhet të jesh shumë i zoti për ta kuptuar sfidën dhe për të ndryshuar herë pas here modulin e lojës. Për një trajner, puna në Itali është shumë motivuese. Pra, Murinjo ka ndryshuar? Nga pikëpamja futbollistike jam përshtatur me një realitet të ri, edhe pse kjo është mënyra e vetme për të fituar kampionatin. Cila skuadër ju ka bërë më shumë përshtypje në Serinë A? Juventusi dhe Roma. Më pëlqen shumë mënyra me të cilën Spaleti mendon për futbollin. Por edhe Napoli, Udineze dhe Katania. Ibrahimoviç ka shënuar11 gola. Si do ta përshkruanit, duke përdorur vetëm një mbiemër? Është ndryshe. Me pak fjalë, për mua ai është më i miri i botës. Cili është bilanci i muajve të parë të kaluar në Itali? Jam i kënaqur, sepse edhe në momentet më të vështira nuk jam bërë aspak pishman për zgjedhjen time. Jam i lumtur këtu. Cila do të jetë e ardhmja juaj pas Interit? Në mbyllje të karrierës sime dua të stërvit Kombëtaren portugeze dhe pastaj do të më pëlqente të shkoja në Amerikë dhe të përpiqesha që ta ngrija nivelin e futbollit amerikan si sportet e tjera të atij vendi. Do të ishte diçka e bukur sikur të kisha mundësi t’i bëja të dyja gjërat njëkohësisht, por më duhet të pres akoma. Sa rëndësi ka për një trajner të jetë lider në futboll? Është e rëndësishme dhe mua më pëlqen shumë kjo gjë. Kë doni të uroni për vitin e ri 2009? Italianëve dua t’u uroj të njëjtat gjëra që u kam uruar njerëzve të mi më të dashur, domethënë shëndet, qetësi dhe dashuri. Ndërsa në botën e futbollit i bëj urimet e mia më të përzemërta presidentit Morati dhe skuadrës sime.