05 janar 2009

Bufon, në sulm ndaj Interit

Xhixhi Bufon është rikthyer, por zyrtarisht do të jetë në fushë ditën e martë në miqësoren që Juventusi do të zhvillojë kundër francezëve të Monakos. Ndërkohë, rolin e titullarit, Bufon do ta rimarrë në ndeshjen e datës 14 janar kundër Katanias, takim i vlefshëm për Kupën e Italisë. I stimuluar edhe nga Maninger, i cili e ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme mungesën e gjatë të numrit 1 më të mirë në botë, portieri i parë i Juventusit nuk e kërkon me ngut rikthimin e tij në fushë, për të mos rrezikuar gjendjen e tij fizike. Rikuperimi i shpejtë i dëmtimit i ka dhënë një frymë të madhe optimizmi atij, i cili tashmë përfytyron një 2009 juventine të mbushur me suksese. Nëntë fitore në dhjetë ndeshje pa Bufonin. Çfarë efekti ju bën të riktheheni në Juventusin më të suksesshëm të viteve të fundit? Rikthimi im në fushë nuk do të jetë i nxituar. Mbase fillimisht do të aktivizohem në Kupën e Italisë, duke i lënë Maningerit detyrën për të mbrojtur portën në kampionat dhe Champions... Aleks ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe, ndonëse ne kalonim një moment të vështirë. Nuk është aspak e lehtë të zëvendësosh një si unë. Përse? Sepse unë jam një përjashtim në këtë klub, jo një rregull. Të gjithë thonë që unë jam i pazëvendësueshëm, por një skuadër që përveç meje, ka bërë edhe pa ndihmën e Kamoranezit, Trezegesë e shumë të tjerëve, tregon që është një ‘kockë e fortë’. Atëherë, një këndvështrim i tillë do të thotë që... Interi është me të vërtetë me e fortë se ne, por ne jemi më shumë skuadër, jemi më kompakt. Kjo do të thotë se mund t’i rrëmbeni zikaltërve titullin? Do ta provojmë. Në gabimin e tyre të parë ne duhet të përfitojmë. Jo gjithmonë fiton skuadra më e fortë, sepse në këtë rast, Brazili duhet të fitojë çdo kampionat botëror që organizohet. Gjithsesi, distanca nga Interiështë ende e madhe. Sipas jush, duket më e lehtë për të fituar Ligën e Kampioneve? Sigurisht, pasi në Evropë edhe mund të humbasësh një takim dhe të vazhdosh sërish të mbetesh në garë për trofeun. Pastaj, ky kompeticion i përshtatet shumë skuadrës sonë. E kam thënë gjithmonë, ne nuk jemi më të fortët, por mund të mundim këdo. Ndeshja e parë ndaj Çelsit? Është një skuadër prestigjioze, e cila vitin e kaluar e humbi këtë trofe vetëm nga pika e penalltive. Aktualisht po kalojnë disa probleme të vogla, por kur flitet për kampionët që Çelsi ka në skuadër, asgjë nuk duhet nënvlerësuar. Meqë jemi te tema e Anglisë, çfarë mendoni për interesimin e Sitit? Jam shumë i nderuar për këtë fakt, pasi në fund të fundit përflitet për një portier dhe jo për një sulmues apo mesfushor. Gjithsesi, unë jam një personqë qëndroj me këmbë në tokë dhe më intereson vetëm futbolli, por jo fantazitë e tij. Në tre muajt që keni qëndruar jashtë, cilat janë ndeshjetqë ju kanë mbetur peng, ku do të donit të mos kishit munguar? Dy sfidat me Realin dhe ajo ndaj Interit. Çfarë i mungon Juventusit për të bërë hapin e madh? Ajo që i ka munguar për shumë vjet Interit, fitorja. Sekreti i zikaltërve? Ka bërë shumë mirë që ka ndryshuar trajnerin, sepse në këtë mënyrë ka shmangur rrezikun e të ndjerit e uritur për suksese. Pastaj Ibrahimoviç, sepse të tjerët janë pak a shumë në nivelin e lojtarëve tanë.