23 janar 2009

Mançester Siti, Bufon refuzon, synohet Drogba

Pasi është refuzuar nga Kaka, Mançester Siti ka marrë edhe disa "jo" të tjera. I pari që nuk ka pranuar milionat e sheikëve ishte portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon. Pas tij, ofertave nga "Istlends" iu përgjigjën negativisht edhe dy sulmuesit, Tierri Henri (Barcelona) dhe David Vija (Valencia). Megjithatë, afrimet e Uein Brixh, Belami dhe De Jong nuk e kanë "shuar" urinë e pronarëve të Sitit, që këmbëngulin të afrojnë një emër të madh të futbollit ndërkombëtar. Sipas tabloidit "The Sun", objektivi i radhës është sulmuesi i Çelsit, Didier Drogba. Lojtari nga Bregu i Fildishtë mund të afrohet në shkëmbim të brazilianit Robinjo.