25 janar 2009

Manchester City i gatshëm për Diegon

Sipas "News of the World", Manchester City e ka kthyer vëmendjen kah ylli i Werder Bremenit, Diego, për të arritur qëllimet e tyre të transferimeve dimërore.
Mësohet se ‘pasanikët’ nga Liga Premier janë të gatshëm të ofrojnë 27 milionë euro për të fituar shërbimet e brazilianit, i cili pritet të largohet nga Bundesliga, më së largëti në verë. 23-vjeçari është në shënjestër të shumë skuadrave evropiane, ndërsa atë më së shumti e dëshiron Juventusi që e sheh si zëvendësim të Pavel Nedved. Për ta joshur brazilianin, City ka bërë gati ofertën, sipas së cilës Diego do të fitojë 190.000 euro në javë nëse vesh fanellën e skuadrës pronë të sheikëve të Abu Dhabit.