21 janar 2009

Juventus ofron Iaquintan pёr Hamsik

Mediat italiane kanё përcjellё lajmin se Juventusi planifikon tё bёjё ofertё pёr shërbimet e mesfushorit tё Napolit, Marek Hamsik.
Sllovaku ёshtё njё prej lojtarёve mё tё mirё tё Napolit dhe pёr shkak tё paraqitjeve tё tij tё mira ёshtё cak i tё gjithё gjigantёve tё Serie A. Mediat italiane kanё bёrё tё ditur se Hamsik nuk do tё qëndrojё nё klub nёse nuk sigurohet pjesëmarrje nё Ligёn e Kampionёve kёtё sezon. Besohet se ish-lojtari i Brescias ёshtё i lumtur nё Napoli, por gjithçka ёshtё e mundur. Tuttosport ka shkruar se Juventusi ёshtё duke e përcjellё situatën e tё riut dhe tashmё ka përgatitur ofertё nё tё cilёn do ta përfshijё edhe sulmuesin Vincenzo Iaquinta.