21 janar 2009

Jovetiç: Për tri pikë ndaj bardhezinjve

Të dielën, Fiorentina do përballet me Juventusin në “Olimpiko” të Torinos. E nga kjo sfidë tepër delikate, sulmuesi vjollcë kërkon tri pikët e mundshme, për të regjistruar fitoren e parë të vitit 2009 për skuadrën e Prandelit: “E dimë mirë që nuk do jetë e lehtë me Juventusin, – ka thënë Jovetiç. - Përballë do të kemi një skuadër të madhe, megjithatë ne do përpiqemi në maksimum për të dalë prej andej me tri pikët. Fiorentina ka një grup të mirë lojtarësh, që mund t’ua vështirësojë jetën skuadrave të mëdha si Juve apo Milani”. I pyetur nëse i mungon shija e golit në kampionatin italian, Jovetiç është përgjigjur: “Preferoj të mos e mendoj. Për momentin dua të vetëm të luaj titullar. E nëse luaj, jam i sigurt se herët a vonë do shënoj. Ndoshta mund të zhbllokohem që të dielën kundër Juventusit...”.