24 janar 2009

Gruaja e Benitezit i thotë "Jo" Juves

Gruaja e menaxherit të Liverpulit, Rafa Benitez, ka bërë të njohur se familja e saj është shumë e kënaqur në "Merseyside" dhe se nuk e ndjen nevojën për t‘u larguar nga Anglia apo të kthehet në Spanjë. Në një nga intervistat e dhëna në lidhje me burrin e saj, Montse Benitez, ka thënë: "Njerëzit këtu janë treguar shumë të mirë me ne dhe besojmë vërtet se kemi gjetur vendin e duhur për të rritur fëmijët tanë". Ky ka tingëlluar si një refuzim për Juven, ku Benitez shikohej si një pasues i Klaudio Ranierit.