05 janar 2009

Gati ofertat për Ouen e Defo

Mesa duket, sfida Inter-Juventus nuk ndalet vetëm për brazilianin Diego. Bardhezinjtë, po ashtu si zikaltërit, janë të interesuar për sulmuesin anglez Mikael Ouen. Sipas asaj që bëhet e ditur nga e përjavshmja “Neës of the Ëorld”, klubi torinez mund të bëjë një ofertë për lojtarin e Njukasëllit, të cilit në qershor i skadon kontrata. Klubi bardhezi, megjithatë, duhet të ketë projektuar edhe një blerje tjetër. Sipas gazetës britanike “Sunday Mirror” duhet të jenë gati rreth 20 milionë euro, më synimin për të siguruar sulmuesin e Portsmouthit, Zhermain Defoe. Megjithatë, në këtë rast, italianët duhet të bëjnë llogaritë edhe me Totenhemin, që kërkon ta kthejë sulmuesin pikërisht në ekipin ku u bë i famshëm.