27 janar 2009

Gati Kielini, ndoshta edhe Trezege

Juventusi ka rinisur përgatitjet me dyer të mbyllura për ndeshjen e nesërme në fushën e Udinezes. Grupi bardhezi është stërvitur intensivisht. Duket se mbrojtësi Kielini është i gatshëm për t’u rikthyer në fushë, megjithëse për të mësuar nëse vërtet do të jetë në listën e të grumbulluarve për sfidën e radhës, duhet pritur fundi i stërvitjes së sotme. Atëherë kur do të shihet nëse Ranieri do të guxojë të ketë në dispozicion edhe David Trezege, i cili prej kohësh ka nisur riaftësimin pas kthimit prej një dëmtimi të gjatë. Ndërkohë, të sigurta janë rikthimet e Sisokos e Molinaros, pas vuajtjes së një jave skualifikimi. Me shumë mundësi në dispozicion duhet të jetë edhe Tiago, i cili po rikuperon formën e duhur fizike, teksa nuk luan që prej Inter-Juve të muajit nëntor.