20 janar 2009

Galaksi, 38 mln për Del Pieron

Në momentin kur e gjithë bota e futbollit është në pritje për të njohur fatin e fantazistit të Milanit, Rikardo Kaka, e përditshmja italiane “Tuttosport” bën të ditur se përveç Anglisë, edhe Amerika po përpiqet të marrë yjet që militojnë aktualisht në kampionatin italian. Sipas kësaj tëpërditshmeje sportive, klubi amerikan i Los Anxhelos Galaksi i ka ofruar plot 38 milionë euro Juventusit për kapitenin e saj, Alesandro Del Piero,mirëpo edhe për ca kohë gjithçka është shtyrë. Ndoshta të dyja palët do bisedojnë më shtruar gjatë merkatos verore. Në fakt, kontrata ekapitenit bardhezi me Juventusin skadon në gusht të vitit 2010, por sulmuesi dëshiron të marrë pjesë për herë të fundit në Botërorin e Afrikës së Jugut. Për këtë motiv, “Pinturikio”, siç thirret ndryshe nga tifozeria juventine, ka vendosur të qëndrojë në Torino edhe për një vit. E sipas të gjitha gjasave, kur të mbarojë kontratën aktuale me klubin e “Zonjës së Vjetër”, Del Piero do shkojë për të luajtur në Amerikë, mirëpo në këtë rast në arkat e klubit juventin nuk do përfundonte asnjë euro. Kjopër faktin se oferta e drejtuesve të Los Anxhelos Galaksi vlen vetëm në qoftë se Aleks do luajë në Amerikë sezonin që vjen.