15 janar 2009

Diego-Juventus, marrëveshja është afër

Javën e ardhshme Alessio Secco do t’i bëjë ofertën zyrtare klubit gjermanPo bëhet gjithnjë edhe më i mundshëm operacioni që synon të çojë te klubi bardhezi Diegon, asin brazilian që luan me ëerder Bremen. Mesfushori i avancuar i kombëtares së Brazilit kohët e fundit ka shprehur vlerësimin e tij për Juventusin; kështu, javën e ardhshme drejtori sportiv i klubit torinez, Alessio Secco, do të udhëtojë për në Gjermani, për t’i bërë një ofertë zyrtare klubit gjerman. Për momentin, Diego ka një kontratë që i skadon në qershor të 2011-s dhe vlerësohet 25 milionë euro. Mundësia që kjo marrëveshje të arrihet është shumë e madhe. Braziliani ka dëshirë të ndryshojë ambient dhe të luajë në nivelet maksimale europiane, në një klub që synon të fitojë Champions League, ndërsa ëerderi ka lënë të kuptohet se, përpara një oferte të mirë ekonomike, nuk do të bëjë rezistencë për të mbajtur talentin e saj. Më pas, do të mbeten për t’u diskutuar dy detaje. I pari ka të bëjë me pagesën që mesfushori do të marrë me fanellën bardhezi, duke e dhënë për të sigurt faktin se Diego do të jetë i gatshëm ta ulë kërkesën e tij, në krahasim me 4,5 milionë eurot në vit të kërkuara në fillim. I rëndësishëm do të jetë dhe pozicionimi i tij taktik, duke parë se flitet për një mesfushor të avancuar klasik dhe për ta vënë në kushte ku ai mund të japë maksimumin. Claudio Ranierit do t’i duhej të ndryshonte modulin e lojës, duke kaluar nga 4-4-2 te 4-3-1-2. Pra, është e vështirë të mendohet që Diego të aktivizohet në krahun e majtë, si zëvendësues i Nedvedit. Ndërkohë që ka të reja edhe për një brazilian tjetër, për të cilin flitej se është interesuar Juventusi. Alessio Secco e ka mbyllur përfundimisht kapitullin “Mattioni”, duke deklaruar se lojtari nuk ka qenë asnjëherë në planet e klubit bardhezi.