12 janar 2009

Del Piero: "Titujt e mi? I kam fituar në fushë"

Kapiteni bardhezi flet për titujt e hequr nga skandali Calciopoli Alessandro Del Piero komenton titujt e fituar të cilat më vonë i janë marrë skuadrës së Juventusit pas aferës Calciopoli që trazoi jo vetëm Italinë, por edhe tërë rruzullin tokësor. "Të gjithë titujt (scudettot) unë i kam fituar në fushë dhe jam i bindur për këtë, a shkruhen 5 ose 7 kjo nuk ka rëndësi". Kapiteni bardhezi bisedoi edhe për suksesin e arritur ndaj skuadrës së Sienës, ndeshje kjo që i afron bardhezinjtë në minus katër pikë ndaj rivalit të përjetshëm, Interit. "Kampionati është ende i gjatë dhe kemi treguar se e meritojmë këtë pozitë që gjendemi - vazhdoi Del Piero për Raisport. Sot fituam një ndeshje të rëndë me një paraqitje jo briliante" - perfundoi Alex Del Piero.