12 janar 2009

Del Piero kërkon skudeton e 30-tё

Legjenda e Juventusit, Alexandro Del Piero, ka thёnё se nёse klubi triumfon kёtё sezon nё Serie A, ky do tё jetё trofeu i 30-tё dhe jo i 28-tё.
“Skudetot tё cilat na janë marr? Unё i kam fituar ato nё fushё. Jam me fat qё mendoj nё kёtё mёnyrё. Vёrtet nuk ndryshon shumё nёse do tё ketë pesё ose gjashtё tituj nё emёr tim”, ka thёnё Del Piero. Biankonerёt shënuan fitore minimale ndaj Sienёs nё ndeshjen e djeshme, me golin e Del Pieros, duke ngushtuar nё katër pikё diferencën me Interin, qё barazoi tё shtunën ndaj Cagliarit. “Rruga ёshtё ende e gjatё, duhet tё tregojmë se e kemi merituar kёtё pozitё. Jam i lumtur qё fituam nё njё ndeshje tё vështirё, por po ashtu edhe pёr shkak se kemi punuar pa ndalur qё tё rikthehemi sërish nё ritëm”, ka shtuar kapiteni i bardhezinjve.