01 janar 2009

Chiellini: Mund ta arrijmë Interin

Mbrojtёsi i Juventusit, Giorgio Chiellini, thotë se bardhezinjtё mund ta arrijnë Interin nё garё pёr skudeton e këtij sezoni.
“Objektivi ynё ёshtё tё rikthehemi pёr tё fituar diçka, qoftё skudeton ose Ligёn e Kampionёve. Mё vjen keq pёr periudhën e vështirё qё kaluam nё fillim tё sezonit, pasi pa tё do tё kishim qenё edhe mё afёr nerazurёve”, ka thёnё Chiellini. “Sidoqoftё, ajo krizё na ndihmoi tё bёhemi edhe mё tё bashkuar. Tash Interi duhet tё humb ritmin ca qё ne ta arrijmë, por ne do tё përpiqemi deri nё fund dhe e dimё se diferenca mes nesh tashmё ёshtё ngushtuar ca”, ka shtuar mbrojtësi i biankonerёve.