24 janar 2009

Bufon, më në fund do të rikthehet në fushë

Xhanluixhi Bufon më në fund do të rikthehet të luajë për skuadrën e Juventusit. Portieri më i mirë i të gjitha kohërave ka plot tre muaj e gjysmë që qëndron jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskular të pësuar në ndeshjen me Palermon në 5 tetor 2008. Më në fund ai do të jetë gati për Juventusin në përballjen me Fiorentinën në “Olimpiko” të Torinos. Rikthimi i Bufonit është pasuar nga një fatkeqësi tjetër, pasi portieri Maninger do të qëndrojë jashtë për shkak të dëmtimit të pësuar. Maninger mund t’i rikthehet stërvitjes vetëm në javën e ardhshme.