24 janar 2009

Amauri beson se Juve mund ta marrё kreun

Juventusi ka njё përballje tё vështirё sonte pasi do tё presё Fiorentinёn nё Olimpiko tё Torinos, nё kuadër tё javës sё 20-tё tё ndeshjeve nё Serie A, por sulmuesi Amauri ёshtё i bindur se ekipi mund ta prekё kreun e tabelës pas kësaj ndeshje.
Tre pikё tё fituara sonte nga biankonerёt do ta barazonin ekipin e Claudio Ranierit nё pikё me Interin, por Juve po ashtu do tё merrte kreun nё bazё tё diferencës sё pikёve. “Besojmё se mund ta arrijmë Interin. Juve ёshtё gjallё, por askush nuk ka vendosur bast pёr ne se do tё kryesojmë gjatё sezonit. Gjёja mё e rёndёsishme ёshtё tё mos dorëzohemi dhe tё bёjmё sa mё pak gabime”, ka thёnё sulmuesi brazilian. “Jemi vetëm tre pikё prapa Interit dhe gjithçka ёshtё e mundshme. Nё ndёrkohё, nё pjesën e parё tё sezoni, kemi dëshmuar se jemi kёtu dhe dёshirojmё ta kthejmë Juventusin sёrish nё mbretёreshёn e Italisё”, ka shtuar Amauri.