03 shtator 2010

Luciano Moggi qorton Juventus-in për transferimet

Luciano Moggi nuk është i impresionuar me blerjet e Juventus gjatë verës. Ish- drejtori i Juventus-it, Luciano Moggi ka qenë i shpejtë në reagimin e tij për fushatën e transferimeve të klubit bardhë e zi. La Vecchia Signora (Zonja e Vjetër) tashmë janë nën mikroskop nga një numër i kritikëve, të cilët kanë ngritur pyetje mbi lëvizjet e drejtorit Giuseppe Marotta. Dhe Moggi ka dalë me disa ide dhe qortime të tij.

Juventus bëri çdo gjë që ata nuk duhej të bënin që të kthehen për të qenë konkurruese, shkroi ai në editorialin e tij në Tuttomercatoweb.com. Njerëzit më pyesni se çfarë unë do të kishta bërë, …asgjë. Juventus kanë blerë lojtarë të cilët ishin rezervë në ekipet prej nga vinin. Një shembull është Leandro Rinaudo poashtu edhe Simone Pepe. blerjet e Juventusit ngjanjn më tepër me blerjet e ndonjë ekipi krahinorë. Ata nuk kanë fuqi për të tërhequr lojtarë siç bënim ne më herët. Dhe ata janë një klub që nuk i mbrojn lojtarët që shpesh vihen nën mikroskop. Ata kanë nevojë për cilësi. Nuk ka kuptim për të blerë lojtarë që janë të padobishëm për projektin e tyre.