03 shtator 2010

Dzeko mbetet objektiv i Juventusit

Juventus synon të bënë përpjekje të reja për transferimin e sulmuesit Edin Dzeko nga Wolfsburg në vitin e ardhshëm por drejtori i përgjithshëm Giuseppe Marotta beson se ylli boshnjak në fund mund ti bashkohet Bayern Munichut. Një numër i madh i klubeve përfshirë Juventusin u munduan ta blejnë Dzekon gjatë afatit kalimtar të verës por Wolfsburg insistoi në qëndrimin e tij në klub për sezonin 2010-2011. “Dzeko është njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë. Ai e bënë dallimin. Ne e kërkuam atë dhe kemi bërë gjithçka që kemi mundur me mundësitë tona për ta transferuar gjatë kësaj verem, mirëpo Wolfsburg e krijoi një mur. Ne do të mundohemi përsëri por diçka më thotë se në të ardhmen Dzeko do të përfundon në Bayern Munich” tha Marotta të enjten për mediat italiane.