Tregu për shitë-blerjet e lojtarëve në Futboll është mbyllur – dhe ish-shokët e ekipin tim janë duke u akomoduar në ekipet e tyre të reja, Unë dua të uroj fat të mirë për të gjithë lojtarët që ishin pjesë e Juventusit dhe tani janë gati të fillojnë aventurat e tyre të reja. Një përqafim të madh për të gjithë, unë shpresoj që të shihemi djema, së shpejti në fushë, si rivalë në kampionat apo edhe duke luajtur nëpër eventet Evropiane!
Unë kam pasur mundësi të flas për David Trezeguet në ditët e fundit, dhe sot, unë dua të them lamtumirë për Mauro German Camoranesi-n, që e la Juventus-in për të shkuar në Shtutgart, ku ai do të luajë së bashku me një tjetër ish-lojtarë të Juve-s Cristian Molinaro. Mauro dhe unë ishim bashkë për tetë stinorë radhazi, të veshur me fanellë bardhë e zi dhe jo vetem, kemi luajtur së bashku në ekipin Kombëtar dhe ne sigurisht do të mbajmë kujtime të bukura të asaj kohe. Sigurisht, unë jam duke iu referuar të paharrueshmes Kampionatit Botërorë, Gjermani 2006, në ato stadiume ku Camo është gati të bëhet një yll tek Bundesliga dhe unë jam i sigurt për këtë!