25 gusht 2009

Bajramaj, dy gola në fitoren e Gjermanisë

Fatmire Bajramaj ka shënuar dje dy gola, në fitoren e Gjermanisë ndaj Norvegjisë me rezultat 4:0, në ndeshjen që e hapi Kampionatin Evropian të futbollit për femra. Futbollistja kosovare, e cila u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të të ndeshjes kundër Norvegjisë (në vend të Garefrekes), e shënoi golin e dytë dhe të katërt për gjermanet në minutat shtesë të ndeshjes. Ndërsa dy golat tjerë për gjermanët i shënuan Linda Bresonik (33’) e Anja Mittag (90’). Gjermania e Bajramajt bën pjesë në Grupin B të Evropianit, i cili po mbahet në Finlandë.