25 gusht 2009

Aguero e Forlan drejt rinovimit të kontratës

Dy yjet e Atletiko Madridit, Serxho Aguero dhe Forlan, janë drejt rinovimit të kontratave. Klubi do t‘u ofrojë atyre një kontratë afatgjatë para fundit të vitit. Për argjentinasin - në skadencë më 2012-ën, do të jetë një klauzolë dëmshpërblimi prej 90 milionë eurosh dhe një kontratë deri më 2014-ën. Për Forlan kontrata do të jetë deri më 2013-ën me klauzolë dëmshpërblimi 60 milionë.