02 janar 2009

Pessotto: Juventus do ta mposhtë Chelsean

Menaxheri ekipor i Juventusit, Gianluca Pessotto, e di se skuadra e Chelseat ka një formacion më të mirë se Juventusi, mirëpo kjo nuk është shumë e rëndësishme pasi që bardhezinjtë janë të vendosur për kualifikim në fazën e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër do të ndeshet me Blutë nga Londra në kuadër të Ligës së Kampionëve në shkurt, ndërsa Pessoto është i bindur se Juve do të vazhdojë më tutje garën. “Shpresoj se Juventus do ta fillojë vitin 2009 me të njëjtin përcaktim dhe vendosmëri me të cilën e përfundoi vitin që lamë pas. Të kemi një fillim të mbarë është shumë me rëndësi, sidomos për t’u parapërgatitur për ndeshjen kundër Chelseat”. “Chelsea është skuadër e cila mund të mposhtet. Jo për faktin se Juventus është skuadër më e fuqishme se Chelsea, por ne jemi të vendosur në secilën ndeshje”, ka thënë legjenda e Bianconerëve.