02 janar 2009

Mattioni dhe Da Costa shume prane bardhezinjve

Gazeta torineze Tuttosport shkruan se mbrojtesi i Fiorentines Manuel Da Costa tashme eshte shume prane kalimit ne radhet e Juventusit. Lojtari i cili erdhi tek Fiorentina janarin e vitit te kaluar, deri me tani ka luajtur vetem nje ndeshje zyrtare per skuadren e tij. Ish-lojtari i PSV Eindhovenit tashme eshte piksynimi kryesor per mbrojtjen e Juves dhe shihet si alternative e dyshes italiane Legrottaglie-Chiellini. Lojtari do t'i kushtoje Juventusit rreth 3 milione euro, shume kjo qe Juvja ka ndermend te shfrytezoje me kartonin e dhene te Almironit, i cili kete sezon eshte i huazuar tek skuadra e Fiorentines nga radhet e bardhezinjve. Lojtari tjeter i cili eshte poashtu afer kalimit tek Juvja eshte edhe braziliani i radheve te Gremios, Felipe Mattioni, mbrojtes i krahut te djathte. Lojtari ka nje kohe te gjate qe eshte ne shenjestren e Juventusit, mirepo deri me tani asgje konkrete nuk ka ndodhur. Mattioni do te jete alternativa kyce e cekut Zdenek Grygera, te cilin pas Jonathan Zebinas (tashme i lenduar), nuk ka lojtare adekuat qe mund te zevendesoje (ne rast te ndonje lendimi apo denimi). Pritet qe te dy lojtaret t'iu bashkangjiten Zonjes ne afatin kalimtar te janarit.