15 janar 2009

Juvja bllokon Cassanon

Lapo Elkan, njëri ndër pronarët e Juventusit para dy viteve, atëherë kur Antonios i kishte ardhur momenti për tu larguar nga Madridi kishte thënë: "Do ta marrim Cassanon në Juventus". Ai thotë se Cassano është një lojtar tejet simpatik dhe se Juvja është gjithmonë pranë tij. Presidenti Cobolli Gigli çdoherë ka pasur fjalë të mira për Cassanon. Atë e sheh si një pasardhës të denjë të Del Pieros. Presidenti gjithashtu i bën komplimente Antonios edhe nëpërmjet mediave dhe televizionit. Mirëpo për çështjen Cassano në Juventus drejtuesit bardhezinj kanë një mendim identik për ta realizuar. Të gjithë janë të një mendimi që Cassano të vishet bardhezi. Corriere dello Sport shkruan se Juventusi do të ndjek me mjaft përqendrim çështjen e Iaquintas dhe Trezeguet, të cilët kohën e fundit janë në shënjestrën e disa klubeve evropiane. Nëse Juvja dëshiron që të angazhojë Antonio Cassanon, duhet të largohet nga njëri prej sulmuesve të lartëpërmendur. Iaquinta i cili assesi nuk po arrinë të gjejë një vend titullar në formacionin e trajnerit Ranieri, mendohet se në fund të sezonit do të largohet nga Juvja. Këtë e kishte thënë edhe vetë lojtari, duke cituar se dëshiron të merr pjesë në Kampionatin botëror i cili do të mbahet në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Mirëpo për të qenë pjesë e këtij evenimenti, Iaquinta do të duhet të luajë pothuajse në çdo ndeshje titullar dhe për të qenë në formë të mirë. Ai për këtë shkak ka vendosur që të ndryshojë ambient. Gjithashtu edhe francezi David Trezeguet është "një pikë kryesore" e sulmit të shiikëve arab të Manchester Cityt. Ata janë të gatshëm të ofrojnë një shumë prej 22-25 milionë euro per sulmuesin për ta sjellur tek "qytetasit". Mirëpo kjo pistë vështirë se mund të ndodhë pasiqë në disa raste lojtari dhe skuadra e Juventusit kanë refuzuar tentativën që sulmuesi David Trezeguet të largohet nga skuadra. Nga kjo shihet qartë se është i afërt largimi i Vincenzo Iaquintas (për të cilin janë të interesuar Zenit, Tottenham dhe Napoli) nga Juventusi. Nëse kjo ndodh, atëherë që tani mund të themi se Antonio Cassano është i Juves.