05 janar 2009

Giovanni Cobolli Gigli deshiron Scudetton per "dhurate"

Presidenti i Juventusit dje festoi ditelindjen e tij te 64 dhe shpreson se lojtaret do t'i mundesojne qe dhuraten me te mire ta fitoje ne maj. Presidenti i Bianconereve e mori kete vend ne Juventus ne veren e vitit 2006-te, menjehere pas skadalit Calciopoli dhe arriti te ktheje skuadren ne majet e Italise. Edhe pse Interi eshte i pari me gjashte pike diference, Cobolli Gigli ne asnje menyre nuk dorezohet nga lufta per Scudetton. "Besoj se kea lojtare do te bejne cmos dhe Scudetto do te jete dhurate e shkelqyer nga ata per mua, edhe pse ajo nuk do te jete arsyeja pse ata te fitojne" - tha Cobolli Gigli. "Shpresoj se skuadra do te vazhdoje te tregoje perkushtimin e njejte dhe performansa qe na zbukuruan ne dy muajt e fundit". "Te gjithe synimet tona jane te mundshme sepse ne jemi te fuqishem, skuader kompakte te cilet jane te afte te fitojne cdo trofe". "Ne Serie A duhet qe vetem skuadra qe eshte pare nesh te filloje te humb pike, ndersa ndeshja me Chelsean ne Ligen e Kampioneve do te jete ndeshja jone e vitit". "Por ne kemi disa kampione te medhenj, dhe dua te shoh te njejtin Juventus i cili na dhuroi gezim te papershkruar me dy fitoret ndaj Realit te Madridit". Per pjesen e dyte te sezonit Ranieri do te mund te mendoje te Gigi Buffon dhe David Trezeguet te cilet iu shmangen lendimeve. "Keto jane lajme te mira. Pas nje periudhe te gjate me probleme me lojtare te lenduar mire eshte te shihen keta kampione mbas ne skuader". "Do te kemi skuader edhe me te forte, sepse Buffon, Trezeguet, Zanetti dhe Zebina jane kthyer te na ndihmojne ne keto muaj te rende". "Per shkak te rikuperimeve te ketyre lojtareve nuk besoj se do te kthehemi ne merkato. Gjithsesi se mund te ndodhe cdo gje por nuk kemi arsye te blejme lojtare" - perfundoi Gigli.