03 janar 2009

Amauri: Mund të ndodh që ta refuzoj edhe Brazilin edhe Italinë

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, duket se është lodhur nga shkrimet e medieve italiane dhe braziliane, për atë se cilën prej kombëtareve do ta zgjedh. 28-vjeçari është lindur në Brazil, por gjatë tërë karrierës si futbollist ka luajtur në Itali (Napoli, Piacenza, Messina, Chievo, Palermo, Juventus) dhe momentalisht ka dy pasaporta në xhep dhe mund të zgjedh për cilën kombëtare të luaj. “Ndoshta gjëja më e mirë do të ishte të refuzoj si Brazilin, ashtu edhe Italinë. Kam ardhur në Juventus relativisht si një futbollist i panjohur dhe tash kur çdo gjë po më ecën mirë te ‘Zonja e Vjetër’ është çuar i gjithë ky pluhur. Kjo më lodh. Do të dëshiroja që sa më parë kjo çështje të mbyllet. Por, praktikisht jam i dezorientuar në krejt këtë tregim, ngase nuk kam marrë asnjë ftesë as nga Lippi as nga Dunga. Mund të ndodh që t’i jap fund gjithë këtij tregimi, duke i thënë ‘jo’ të dyja kombëtareve. Jam pjesë e Juventusit dhe kënaqem aty në çdo stërvitje. Po luajmë shumë mirë dhe ndjehem i lumtur. Deri më tash kam jetuar pa këto dy kombëtare dhe sigurisht se mundem edhe në të ardhmen”, ka përfunduar Amauri.