28 qershor 2009

“Nuk kishim se çfarë të bënim më tepër”

Ish-kapiteni i Kombëtares së Spanjës, Fernando Hierro, ka vlerësuar atë që dhanë kampionët e Evropës ndaj SHBA-së dhe i ka shfajësuar lojtarët për humbjen. “Askush nuk kishte faj. Të gjithë dhanë më të mirën e tyre dhe luftuan nga minuta e parë deri në të fundit. E vlerësuan mjaftueshëm SHBA-në, por nuk arritën të shënojnë. U ndoqën me të vërtetë nga fati i keq”, tha Fernando Hierro. Edhe pse arritën të jenë dominues në fushë, të gjuajnë 16 herë portën amerikane, në krahasim me katër herë që bëri kundërshtari, spanjollët nuk e evituan dot humbjen. Ajo ishte disfata e parë pas 35 ndeshjes, duke i dhënë fund edhe serisë prej 15 fitoresh radhazi.