28 qershor 2009

“Humbja na ka dëmtuar shumë”

Mesfushori spanjoll, Ksavi Hernandez, e ka pranuar se humbja ndaj SHBA-së i ka dëmtuar mjaft moralisht, gjithsesi ai shpreh gjithashtu besim për të arritur një tjetër seri suksesesh radhazi. “Do ishte e kotë, nëse nuk pranojmë që e kemi përjetuar mjaft keq humbjen. Nuk e prisnim që do ndodhte. U munduam të japim më të mirën dhe të krijojmë mjaft raste për shënim, por nuk e gjetëm asnjëherë rrugën e rrjetës dhe ky është turp për ne. Por, dua të theksoj se askush nuk duhet të arrijë në konkluzione të kota. Ne jemi sërish një ekip shumë i fortë dhe rikthehemi të kemi një seri të gjatë fitoresh radhazi”, tha Ksavi, i cili është edhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit kombëtar.