28 qershor 2009
Donovan dhe Houard: Jemi krenarë për fitoren
SHBA-ja ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Konfederatave dhe për të arritur deri aty, ka eliminuar kundërshtarë të fortë si Italia, Egjipti dhe Spanja. “Jemi me të vërtetë krenarë për arritjen tonë. Kemi pasur përballë të gjitha skuadrat më të forta të botës dhe nuk jemi trembur. Për më tepër, kemi arritur t’i eliminojmë, – tha portieri Houard. - Nuk është rastësi që jemi në finale. E kemi merituar një gjë të tillë. Të mundësh Spanjën me rezultatin 2-0 është një tregues i qartë që kemi një ekip mjaft të fortë. Tashmë do të kërkojmë të fitojmë edhe në finale, për ta përmbushur këtë mision”, shtoi mesfushori amerikan, Lendon Donovan.