Të mërkurën Manchester City ka transferuar një tjetër lojtar të rëndësishëm, dhe ky është mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Kolo Toure.
Sipas “Sky Sports News”, lojtari i transferuar nga Arsenali ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e tij të re.
Konfirmimin për këtë transferim e ka bërë agjenti i Toure, Saif Rubie, i cili ka thënë se kjo është një sfidë e re për klientin e tij, i cili me bashkëlojtarët e rinj do të mundohet ta shndërrojë Manchester Cityn në njërën nga skuadrat më të mëdha në botë.
Toure kalon ekzaminimet mjekësore te City
Transferimi i Kolo Toure nga Arsenali te Manchester City tashmë është shumë pranë, pasi që të mërkurën pasdite, lojtari nga Bregu i Fildishtë i ka kaluar ekzaminimet mjekësore. Toure ka kaluar tetë vite te Topçinjtë, ndërsa kontrata aktuale i përfundon pas dy vitesh. Megjithatë, sipas “Sky Sports News” ai do të vesh fanellën e ‘pasanikëve’ nga sezoni që vjen. Mbrojtësi aktualisht është duke i diskutuar detajet personale me Cityn, ndërsa së shpejti pritet të hidhen edhe nënshkrimet në kontratë.