29 korrik 2009

Yjet e Barcelonës nisin stërvitjen

Gjashtë prej lojtarëve titullarë të Barcelonës janë kthyer në kryeqytetin e Katalonjës për të nisur stërvitjen me skuadrën. Ata u kthyen dje pas pushimeve të zgjatura dhe kanë bërë dje edhe testet mjekësore të parapara. Karles Pyjol, Xherard Pike, Daniel Alves, Ksavi, Andres Injesta dhe Sergi Buskets kanë luajtur në Kupën e Konfederatave në qershor dhe kishin një javë më shumë pushim. Të gjashtë lojtarët iu rikthyen punës së rëndë stërvitore të fazës përgatitore. Lionel Mesi ishte gjithashtu me pushime, por u kthye një javë përpara dhe udhëtoi me skuadrën.