Anësori bjellorus raportohet se është afër të bëjë rikthimin te ish-klubi i tij, Stuttgart, në formë të huazimit njëvjeçar.
Hleb ishte përfshirë në marrëveshjen e shkëmbimit Samuel Eto'o-Zlatan Ibrahimovic në mes të Barcelonës dhe Interit, por ai e ka hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar ekipit italian. Kuptohet se mesfushori preferon të kalojë në Stuttgart, ku kaloi pesë vite të karrierës së tij nga 2000 deri në 2005, para se të nënshkruajë me Arsenalin. Sipas Sport, Barcelona ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për të lejuar largimin e Hleb në formë huazimi, dhe bjellorusi pritet sot të tejkalojë testet mjekësore Ndërkohë raportohet se Barcelona do t’i paguajë Interit edhe 4.5 milionë euro shtesë për Ibrahimovic, pasi Hleb nuk është më pjesë e marrëveshjes.