Duket se tifozët e Milanit do ta humbin një tjetër emër të madh të skuadrës, pasi që Andrea Pirlo ka vendosur t’i bashkëngjitet trajnerit Carlo Ancelotti te Chelsea.
Që nga marrja e postit të trajnerit të Bluve, ish-trajneri i Milanit ka shprehur dëshirën që ta transferojë Pirlon në Stamford Bridge. Ndërkohë, “Corriere dello Sport” njofton se pas ndeshjes kundër Interit në Boston, mesfushori italian është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij. “Ky ishte derbi im i fundit”, citohet të ketë thënë Pirlo. Pirlo ka kontratë me Milanin deri në vitin 2011 dhe paguhet pesë milionë euro në sezon. Ndërsa njoftohet se Chelsea i ka ofruar kontratë katërvjeçare me vlerën prej 6.5 milionë euro për sezon.