Salvio, “Plani B” për Juventusin
Faktori Trezege. “Nëse do të varej nga ne, nuk do ta shesim në Itali”. Alesio Seko është i prerë për të ardhmen e sulmuesit francez. Por nëse Milani vendos të përfshijë në bisedime Borrielon, atëherë historia mund të ndryshojë. Nëse vjen ndonjë ofertë e rëndësishme nga jashtë, është gati dhe “Plani B”: Edoardo Salvio, 19-vjeç, argjentinas i Lanusit dhe Alesandro Matri, 24 vjeç, sulmues i Kaljarit. Shumë më e vështirë të kthehen te Pandev, pasi Lotito kërkon 19 milionë euro. Por, sipas drejtorit sportiv bardhezi, blerja më e mirë e merkatos në Itali është: “Kualjarela te Napoli”.