Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur për ndeshjen kundër Real Madridit në kudër të Peace Cup, ndërkohë që ka mohuar pikëpamjet se ai dhe Fabio Cannavaro nuk mund të luajnë bashkë.
“Është e pakuptimtë! Gjithmonë kur kemi luajtur bashkë kemi luajtur mirë dhe nuk e kuptoj se si po gjykohemi kështu nga larg, mund të na gjykoni në fushë, por jo nga largësia”, ka thënë Chiellini
Qendërmbrojtësi bardhezi ka folur edhe për ndeshjen e të premtes kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Paqes.
“Ekziston një dallim shumë i vogël ndërmjet Kaka dhe Ronaldo, vlera e tyre është e njëjtë. Besoj se Reali ka kuptuar nevojën e Milanit për ta shitur dhe e ka shfrytëzuar rastin”.
“Për mua, Kaka, Ronaldo, Messi dhe Ibrahimovic, të gjithë janë të të njëjtin nivel. Kaka nuk është prapa të tjerëve, ai është absolutisht i jashtëzakonshëm”, ka shtuar italiani.