Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Kolo Toure, është i ngazëllyer që po i bashkohet ish-bashkëlojtarit të tij Emmanuel Adebayor në Eastlands, duke thënë se ata do të sjellin përvojën e Arsenalit në City.
“Manu (Adebayor) vërtet është një mik i mirë i imi. Kur ai nënshkroi për Cityn e dija se kjo ishte një lëvizje e qëlluar për të dhe të jem tash bashkë me të këtu, është e rëndësishme për mua. Do të sjellim në City atë që mësuam në Arsenal”, ka thënë Toure për faqen zyrtare të klubit. “Isha i ngazëllyer që erdha këtu, jo vetëm sepse ka lojtarë vërtet të mirë, por për shkak të ambicieve që secili ka. Ka shumë lojtarë të mirë të vlerësuar dhe kjo është e mirë për klubin. Micah Richards është një prej tyre. Ne tash duhet të kombinohemi dhe të punojmë së bashku për t’i sjellë sukses klubit dhe për t’u përpjekur dhe për të fituar diçka”, ka shtuar Toure.