Sulmuesi brazilian me nënshtetësi kroate Eduardo Da Silva është i bindur se ai mund të mbulojë zbrazëtirën e mbetur pas largimit të Emmanuel Adebayor drejt Manchester City.
26-vjeçari, i cili shënoi dy gola në fitoren 5-0 në miqësoren e Arsenalit kundër Szombathelyi, përfundimisht është kthyer në formë të plotë pas thyerjes së dyfishtë të këmbës që në shkurt të vitit 2008. “Ndeshja e të hënës ishte shumë e rëndësishme për mua dhe jam i lumtur që shënova dy herë. Shpresoj se do të arrijmë diçka këtë sezon dhe se do të shënoj edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Eduardo. Sulmuesi po ashtu pritet të jetë pjesë e kombëtares kroate për ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën Botërore, kundër Bjellorusisë më 12 gusht.