30 korrik 2009

Edhe një gjuajte e Realit

Pas Cristiano Ronaldo, Leite Kaka, Karim Benzema dhe Raul Albiol, ishte radha e Arbeloas. Klubi mbretëror Real Madrid e ka zyrtarizuar të mërkurën mbrëma transferimin më të ri: mbrojtësin Alvaro Arbeloa nga Liverpool. Klubi spanjoll ia ka paguar Liverpoolit 4 milionë euro, për ta siguruar kartonin e futbollistit. 26 vjeçari spanjoll kishte 96 paraqitje me Reds, ndërsa ia doli t’i shënonte edhe dy gola.