31 korrik 2009
Saki kundër Milanit: Nuk ka projekte
I dashur Milan, kështu nuk shkon! Arrigo Saki, një legjendë në shtëpinë kuqezi, drejton gishtin kundër menaxhimit dhe merkatos së klubit. “Deri më sot, është parë më e keqja nga Milani, si pasojë e një organizimi jo të saktë në ndërtimin e një skuadre, - pohon ish-trajneri kuqezi. - Problemi i vërtetë nuk është sigurisht Pato, por që klubi nuk ka projekte të qarta dhe është në siklet nga kontratat e gjata të disa futbollistëve. Ky pragkampionat nuk e ka ndihmuar të gjithë mjedisin për të dalë nga një depresion. Megjithatë në futboll, më shumë ecën keq në këtë periudhë, ndërsa në kampionat mund të kesh reagime pozitive. Milani duhet të tregojë karakter dhe të mos bjerë në një depresion kolektiv”. Saki në fund është skeptik: “Jam i bindur që Milani vështirë se do të blejë lojtarë. Sulmi i tij mund të qëndrojë kështu siç është”.