Mbrojtësi veteran Christian Panucci gjatë ditës së mërkurë pritet që t’i bashkëngjitet Parmës.
Tuttomercatoweb njofton se italiani, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Romën, mund të nënshkruajë për skuadrën e rikthyer në Serie A. Për Panuccin janë të interesuara edhe Fiorentina dhe Genoa, mirëpo duket se 36-vjeçari do të luajë për Parmën në sezonin e ri. Përveç qëndrimit tetëvjeçar te Roma, mbrojtësi italian gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra të tilla, si Milan, Real Madrid, Chelsea, Inter dhe Monaco, ndërsa ka bërë 57 paraqitje edhe me fanellën e përfaqësueses së Italisë.