31 korrik 2009
Bozhinov: Bëra zgjedhjen e duhur
Valeri Bozhinov ka vetëm një ëndërr, pas kalimit tek skuadra e Parmës dhe pas një sërë dëmtimesh, që e kanë ndjekur në aventurën jo shumë pozitive tek klubi anglez Mançester Siti, dëshiron vetëm “të ndihem mirë fizikisht”. Të enjten është zhvilluar prezantimi zyrtar me fanellën e skuadrës verdheblu për ish-lojtarin e Leçes, Fiorentinës dhe Juventusit: “Ky është vendi i duhur për mua. Nuk premtoj asgjë, vetëm shumë argëtim për ne dhe për tifozët. Duhet të punojmë shumë për këtë fanellë”. Me kusht që dëmtimet të mos përsëriten. “E di mirë atë që mund të jap dhe ndihem mirë fizikisht”, ka thënë Bozhinov.