30 korrik 2009

Zanetti dëshiron titullin e pestë të radhazi

Të mërkurën është publikuar kalendari i Kampionatit italian në futboll, ndërsa kampioni Inter do ta fillojë sezonin e ri me ndeshjen kundër skuadrës së promovuar ne Serie A, Bari, ndërsa një javë më pas do të përballet me rivalin e qytetit, Milan.
“Në Ligë secila ndeshje është e vështirë, sepse asnjëherë nuk e di se çfarë rreziku vjen. Ne e dimë këtë mirë, sepse e kemi dëshmuar me rezultatet e treguara në vitet e fundit”. “E dimë potencialin e skuadrës sonë dhe e dimë se mund të fitojmë kundër të gjithëve, dhe gjithmonë do ta japim më të mirën përballë çdo kundërshtari”. “Do të mundohemi të japim maksimumin që ta konfirmojmë veten si kampionë. Dëshirojmë ta fitojmë titullin e pestë radhazi”, ka thënë kapiteni i Interit, Javier Zanetti.